Në një treg pune që po ndryshon çdo muaj dhe ku diploma nuk mjafton më, ajo që të dallon është aftësia jote për të krijuar vlerë. Eri Business Coach, pas eksperiencës me qindra profesionistë dhe sipërmarrës, ndan këtu 5 aftësitë më të fuqishme që mund të të sjellin mijëra euro në muaj — mjafton t’i zotërosh si duhet.
Këto nuk janë thjesht profesione. Janë “High Income Skills” – aftësi të fokusuara, që mund të mësohen në pak muaj dhe që të japin lirinë për të ndërtuar të ardhurat dhe të ardhmen tënde. Nëse ke vendosur që 2025-a të jetë viti kur rritesh profesionalisht dhe financiarisht, ky artikull është për ty.
- Copywriting –Aftësia që Shitet më Shumë se Produkti Vetë
High Income Skill = 10 mijë euro në muaj. Nëse aftësia jote nuk po të sjell para, të mungon kjo. Unë e kategorizoj Copywriting si një High Income Skill. Nëse di të shkruash reklama që bindin dikë të blejë – ke një armë në dorë. Copywriter-i nuk është thjesht shkrimtar. Ai shkruan një herë, dhe reklama shitet pa pushim. Edhe kur fle, paratë vijnë. Nëse e ke këtë aftësi, mos u shpërqendro. Fokuso, përmirësohu, bëhu më i miri. Sepse është aftësia që sjell para të mëdha, kudo në botë.
- Digital Advertiser – është High Income Skill
Digital Advertiser është një nga aftësitë më të forta që njoh. E kam vendosur numrin 2, sepse gjeneron shitje reale, jo thjesht pëlqime. Nuk është puna të postosh foto. Duhet të krijosh vlerë për klientin dhe ai ta ndjejë që reklama po i sjell lekë në arkë.Nëse di të bësh këtë gjë, je gjithmonë i kërkuar dhe s’të mungon puna.Sepse çdo biznes ka një pyetje:”Si të sjell më shumë klientë?” Nëse ti je përgjigjja – je aset.
- Social Media Manager – 99% janë dramë
Social Media Manager është një aftësi që për mendimin tim, 99% e njerëzve nuk e kuptojnë.Nuk dinë të postojnë. Nuk dinë të menaxhojnë. Nuk e trajtojnë siç duhet. Nuk e shohin si fabrikë për të prodhuar përmbajtje, audience, lead-e dhe shitje. Shumica mendojnë se duhet të bëhen viral, të kenë ndjekës. Nuk është se është keq, por nuk është thelbi. Thelbi është që rrjetet sociale janë për të ndërtuar ndikim te klienti yt, jo për gjithë botën.
Nëse ti ke biznes, duhet të sillesh si micro-influencer për klientin tënd ideal.
- YouTuber – Të lejon të gjenerosh shumë të ardhura.
YouTuber është fantastik.Mund ta keni dëgjuar si “influencer”, por kjo s’do të thotë që është vetëm për show.Në botë është shumë e përhapur, por tani edhe në Shqipëri po ndodh.Shqiptarët po e përdorin gjithnjë e më shumë, sepse YouTube është platformë që të krijon audiencë të gjerë, të gjatë.Për dëshirat, për ambiciet që ke – nëse ke një pasion, p.sh. gatimin – e ke atë kanalin tënd në YouTube, dhe aty ke median tënde.Njerëzit kalojnë orë aty duke të ndjekur. Sot, për mendimin tim, YouTube është më i kërkuari nga të gjitha, ndryshe nga rrjetet e tjera.
- Closer – Niveli më i lartë i shitjes
Pse nuk them shitës, por them Closer? Sepse Closer është niveli më i lartë i shitjes.
Është ai person që shet produkte dhe shërbime të shtrenjta, dhe që ndikon direkt në transformimin e jetës së klientit.Closer është ai që ndryshon jetën e klientit, që e çon në një pozicion më të mirë, që e ndihmon të arrijë dëshirat dhe ambiciet e veta. Nëse ti mëson të bëhesh Closer, mund të shesësh çdo gjë:
- Copywriting
- Digital advertising
- Social media
- YouTube
Closer është baza dhe tavani.Nëse e zotëron këtë aftësi, ke mësuar çelësin që të hap çdo derë.Nuk të duhen 4-5 vite shkollë.Të duhen 3 muaj fokus total – laser focus. Dhe nëse e bën këtë, nuk do e njohësh veten pas 3 muajsh.Nëse je freelancer, ke biznes apo do të ndërtosh karrierë: Mëso Closer.