Nuk është faji i biznesit tënd. Është mungesa e një diagnoze të saktë.
Shumë pronarë biznesesh thonë: “Biznesi im është katastrofë.” Por askush nuk e ndalon për të analizuar pse. Sepse kur një gjë “shijon keq”, nuk është për faj të shijuesit. Është receta që ka dështuar.
Imagjino që të vjen një pjatë dhe thua:
“Ky gatim është i shpifur.”
Por një kuzhinier profesionist nuk ndalet tek shija. Ai pyet:
- A është djegur?
- A mungon kripa?
- A është përdorur tepër kripë?
- A ka ndonjë përbërës që nuk shkon në kombinim?
Vetëm pasi e analizon saktë, ai thotë se çfarë e prishi gatimin.
E njëjta gjë vlen për biznesin tënd:
Problemi nuk është rezultati, por receta që e ka shkaktuar atë.
Si një Business Coach analizoj biznesin tënd në thellësi:
- A ka biznesi yt një sistem të qëndrueshëm për të gjeneruar kërkesa (leads)?
- A di të konvertosh interesin në shitje të vërtetë?
- A është struktura e brendshme funksionale apo gjithçka varet tek ti?
- A po dërgon shërbimin në nivelin që premtove?
- A rikthehen klientët apo i humbet pas kontaktit të parë?
Si një mjek që kontrollon rrahjet e zemrës, unë bëj “Business Check-Up” dhe identifikoj me saktësi pikën ku biznesi yt po dësht-on.
Pasi e kuptojmë çfarë nuk funksionon, ti ke dy opsione:
✅ Ta rregullosh vetë.
✅ Apo të punojmë së bashku për ta zbatuar strategjinë që do të funksionojë.
Ky është një trajnim totalisht FALAS.
Jo një kurs. Jo një ofertë e fshehur. Thjesht një trajnim LIVE për të analizuar, kuptuar dhe ristrukturuar biznesin tënd.
✅ Rezervo vendin në trajnimin falas
Për të kuptuar më thellë si funksionon kjo qasje, shiko videon në YouTube dhe abonohu këtu.