Qëndrimi yt po vret çdo mundësi për të shitur — dhe ja si ta ndryshosh atë.
Në botën e shitjeve, një nga pyetjet që dëgjojmë shpesh është:
“A do ta blesh apo jo?”
Kjo pyetje mund të duket e thjeshtë, por fsheh brenda saj një nga sekretet më të mëdha të shitjeve të suksesshme — mendësinë dhe qëndrimin me të cilin ti po përballesh gjatë procesit të shitjes.
1.Mindset-i është hapi i parë për çdo shitje të suksesshme
Kur flasim për shitje, flasim për mindset, për qëndrimin që ke.
Nëse qëndrimi yt është negativ, sikur të thuash: “A do ta blesh apo jo?” atëherë automatikisht po pengon çdo mundësi shitjeje.
Problemi numër 1 që shohim tek pronarët e bizneseve dhe shitësit e produkteve të shtrenjta është pikërisht ky mentalitet:
“Ky klient nuk është i përshtatshëm për ta blerë këtë produkt.”
“Ky klient do të blej diçka të lirë.”
Ky është mentaliteti që e vret shitjen në themel. Nëse ti vetë nuk e beson ofertën tënde, askush tjetër nuk do ta bëjë.

2. Qëndrimi pozitiv transformon çdo takim
Çfarë ndodh kur ti fillon me një qëndrim pozitiv? Kur ti i afrosh klientit me bindjen e plotë që do bësh një shitje? Imagjino që je duke luajtur në kampionatin botëror të futbollit. Ti nuk shkon thjesht “për të luajtur”, ti shkon për të fituar.
Po të mendosh kështu për çdo takim shitjeje, do ndryshojë gjithçka brenda teje — dhe natyrisht edhe rezultati.
Nëse do t’i shesësh një produkt që kushton 100 euro, përgatite veten të mendojë që po shet një produkt 10,000 eurosh. Mentaliteti kampion bën diferencën.
3.Gabimi kryesor që pengon pronaret e biznesit dhe shitësit
Një prej pengesave më të mëdha është qëndrimi me të cilin fillon çdo takim.
Shumica e fillojnë me:
- Paragjykime të paqëna për klientin (nga veshja, dialekti, mënyra e të folurit).
- Frikë nga refuzimi.
- Mendimin që nuk ia vlen të përpiqesh.
Por kjo është mentalitet i gabuar, dhe një bllokim qëndror në shitje.
98% e reagimeve tona janë të pavetëdijshme dhe instiktive. Nëse ti nuk përgatit qëndrimin tënd me qëllim fitues, do të mbetesh në rrugë pa rezultate.
4.Si të ndryshosh qëndrimin dhe të rrisësh shitjet?
- Përgatit mendjen tënde. Filloni çdo takim me qëllim të qartë fitues: “Ky klient do blejë.”
- Kujto vlerën që ofron. Mendo për ofertën tënde si një mjet që ndryshon jetë apo biznes — jo si një mall të thjeshtë.
- Shmang paragjykimet. Çdo klient meriton mundësinë, çdo takim ka potencial.
- Vepro si kampion në fushë. Merr çdo takim me pasion dhe intensitet maksimal.
- Trajto shitjen si një kontratë të rëndësishme. Nuk është diçka “sa për të bërë”. Është një proces profesional, serioz.

5.Pse Mindset-i është më i fortë se teknikat?
Teknikat janë vetëm mjete.
Nëse ti fillon me një qëndrim negativ, as teknika më e avancuar nuk të shpëton nga dështimi. Por kur ke një mindset fitues, edhe pse gabon pak në teknikë, energjia jote dhe bindja do të të çojnë drejt suksesit.
Nëse do të rritësh shitjet dhe të kesh rezultate reale në biznes, fillo me mentalitetin tënd. Mos e lejo që paragjykimet, frika apo negativiteti të të ndalojnë.
Nëse kjo temë të tingëllon interesante, komento më poshtë:
- A ke pasur ndonjë përvojë kur Mindset-i yt ka ndikuar drejtpërdrejt në shitje?
- A do ta ndryshosh qëndrimin tënd nga sot?
Në programin MaxBiz, shpjegohet me detaje strategjite dhe hapat për ta çuar shitjen në nivelin tjetër.
Mos e lejo mendësinë tënd të jetë pengesë — bëhu kampion në shitje, nis sot!