MAXBiz

Sherbimet tona
Çfarë do arrijmë?

Bashke, do ta transformojmë biznesin tënd duke e cuar ate në një NEXT LEVEL

Me strategji të provuara dhe hapa të sigurt, do të monitorojmë progresin hap pas hapi.

Merr më shumë info

Na telefononi

+355 69 373 72 08

Çfarë është ky program?

MAXBiz është një program transformues 5-javor, i krijuar për pronarët e bizneseve që duan të kalojnë nga performanca mesatare në rezultate të jashtëzakonshme. Ai ndihmon në rritjen e fitimeve me 10% deri në 30%, duke përdorur strategji të thjeshta, të zbatueshme
dhe të provuara.

Për çfarë shërben?

MAXBiz është krijuar për t’i dhënë drejtuesve të bizneseve qartësi, strukturë dhe rezultate
të prekshme. Ai çliron potencialin e fshehur të biznesit, ndihmon në menaxhimin e stresit dhe zhgënjimit, dhe e kthen vizionin e biznesit në realitet, me hapa të qartë dhe të matshëm.

Kujt i shërben?

Programi është ideal për pronarë biznesi, ekzekutivë, të vetëpunësuar dhe profesionistë që janë “coachable” dhe të motivuar për përmirësim personal dhe rritje biznesi. Është veçanërisht i vlefshëm për ata që kanë ndjekur shumë trajnime por nuk kanë pasur
strukturën për t’i zbatuar ato në mënyrë konkrete.

Kujt nuk i shërben?

Programi nuk është për ata që nuk janë të gatshëm të punojnë me veten, nuk janë të hapur për të mësuar ose nuk e marrin angazhimin personal për t’i zbatuar strategjitë. Gjithashtu, nuk është për ata që presin rezultate pa asnjë përpjekje apo mendojnë se “e dinë çdo gjë”.

Si funksionon programi?

MAXBiz përbëhet nga një kombinim i trajnimeve online të aksesueshme 24/7, 2 takime live virtuale dhe bonusë të vlefshëm si telefonata me trajner, guida financiare, feedback-session me Eri Business Coach dhe blueprint strategjik. Programi zgjat 5 javë, me vetëm 15 minuta në ditë dhe është i lehtë për t’u ndjekur nga çdo pajisje.

ERI BUSINESS COACH

Pse Eri Business Coach është zgjidhja e duhur?

Eri Business Coach është i njohur për transformimin e shpejtë dhe real të bizneseve përmes metodologjive të provuara. Me qindra dëshmi suksesi dhe qasje të drejtpërdrejtë, ai nuk ofron vetëm dije, por garanton edhe zbatim. Programi ofron garanci 100% për kthimin e pagesës nëse nuk je i kënaqur – çka tregon besimin e plotë në efektivitetin e tij.