Doktor, kush po kujdeset për biznesin tënd ndërkohë që ti kujdesesh për pacientët?
Ti je një ekspert shumë i mirë, një doktor i shkëlqyer në fushën tënde — estetist, fizioterapist, dentist, imazherist apo çfarëdo tjetër specialist. Ke hapur klinikën tënde dhe po përballesh me një problem të madh: stafi nuk qëndron, po qarkullon shumë, punonjësit po largohen, apo edhe po marrin zanatin dhe hapin klinika të tjera. Ky është problemi që po të pengon të rritesh, të bëhesh një brand i njohur, të hapësh disa klinika të tjera dhe të zgjerosh biznesin tënd.Stafi është pengesa kryesore që nuk të lejon të arrish atë që dëshiron në biznes.
Por, lajmi i mirë për ty është: problemi nuk është tek stafi!
Të menaxhosh stafin dhe të ndërtoresh sisteme funksionale në biznes është krejt ndryshe nga të qenurit një doktor shumë i mirë në profesionin tënd. Ti duhet të kuptosh se:
- Stafi që largohet që kalon në klinika të tjera është vetëm një simptomë.
- Problemi real qëndron te sistemi yt i menaxhimit dhe mënyra sesi drejton biznesin.
- Ti nuk di ose nuk po zbaton praktikat e duhura për menaxhimin e stafit dhe ndërtimin e një ambienti pune që t’i mbaj punonjësit të motivuar dhe të përkushtuar.
5 Gabimet që po Mbajnë Peng Zgjerimin e Biznesit tënd
Të ftoj të marrësh pjesë në një trajnim të shkurtër, vetëm 30 minuta, ku do të mësosh :
- Çfarë do të thotë të drejtosh një klinikë apo një biznes me sukses.
- Si të dallosh midis profesionit tënd si doktor dhe rolit tënd si biznesmen.
- Si të evidentosh gabimet që po të pengojnë të zgjerohesh.
- Si të ndërtohesh sisteme dhe praktika të qëndrueshme për stafin dhe menaxhimin.
- Si të ndërtosh një staf të qëndrueshëm, të motivuar dhe që të ndihmon në rritjen e biznesit.
Mos e harro: Ti ke një biznes, edhe nëse nuk e ke kuptuar ende!
Shumë doktorë thojnë:
“Unë nuk kam biznes, jam thjesht një profesionist që ndihmoj njerëzit.”
Por në realitet, ti po menaxhon njerëz dhe organizon një sistem për të ofruar shërbim, prandaj ke një biznes!
Një biznes është organizim njerëzish për të arritur një qëllim të përbashkët. Nëse ke staf që punon me ty, ti ke një biznes.Nëse ke probleme të thella me stafin që po të pengojnë të rritesh dhe zgjerohesh, mos i injoro këto sinjale. Ato tregojnë që diçka në sistemin tënd nuk funksionon si duhet. Trajnimi im do të të ndihmojë të kapësh gabimet dhe të fillosh të ndërton një biznes që ecën përpara.
Regjistrohu tani për trajnimet “5 Gabimet që po Mbajnë Peng Biznesin tënd” dhe fillo të menaxhosh më mirë staf dhe klinikën tënde!