Cili është klienti yt ideal?

11

Jo çdo klient është një bekim. Në fakt, disa klientë janë barrë. Disa të tjerë janë katalizatorë rritjeje. Nëse nuk e kupton këtë diferencë, do harxhosh jetën tënde duke shërbyer njerëz që as nuk e vlerësojnë kohën tënde, as shërbimin tënd.

Në këtë artikull, do të zbulosh tre llojet e klientëve që ti do përballesh në biznesin tënd — dhe pse vetëm njëri prej tyre meriton energjinë tënde.

1. Klienti që blen vetëm çmimin — “Klienti i Lirë”

E njeh që në mes të fjalës së parë:

  • “Sa kushton?”
  • “Ke ndonjë zbritje?”
  • “Po ndonjë më të lirë?”

Ky klient nuk sheh vlerën. Sheh vetëm çmimin. Dhe pavarësisht sa shumë përpiqesh, ai nuk do të jetë kurrë i kënaqur.

Përvoja tregon që klientët e kësaj kategorie janë:

  • më të zhurmshmit,
  • më të bezdisshmit,
  • dhe ata që të marrin më shumë kohë se të gjithë të tjerët.

Ata janë gjithmonë në kërkim të “diçkaje më lirë”, por harrojnë që gjërat e lira shpesh kushtojnë më shumë – me stres, lodhje dhe frustrim.

2. Klienti i Sofistikuar

Ky është klienti i dytë.
Klient i sofistikuar, klient i vështirë, klient që e njeh lojën.

Ky nuk vjen rastësisht. Ai studion gjithçka.
Studion ty, studion konkurrencën tënde, studion tregun, e pastaj vjen.

E ke parasysh? Ai vjen me lista. Të thotë:

  • “Ky tjetri ka bërë këtë më mirë se ty…”
  • “Ky tjetër ka këtë problem…”
  • “Ti je më i mirë këtu, por ai ka diçka ndryshe atje…”

Në pamje të parë mund të duket i bezdisshëm, por në fakt është një bekim i maskuar.

Ky klient të vë në lëvizje.
Të mban të zgjuar. Të detyron të përmirësohesh.
Madje, ta bën market research-in gati.

Ai nuk të zgjedh rastësisht — të zgjedh me vetëdije.
Dhe kur të zgjedh, ka respekt. Ky klient është i rëndësishëm për rritjen tënde, sepse të shtyn të mendosh, të diferencohesh dhe të përmirësosh vazhdimisht produktin apo shërbimin tënd.

3. Klienti Ideal — “High Ticket”

Ky është klienti për të cilin është krijuar biznesi yt.

Ai nuk vjen për çmimin. Vjen për vlerën, eksperiencën, profesionalizmin, dhe rezultatin.

Ky klient:

  • nuk diskuton buxhetin,
  • të jep liri kreative,
  • e respekton kohën tënde,
  • dhe është ambasadori më i mirë i shërbimit tënd.

Janë klientët që krijojnë impakt real, testimoniale të fuqishme, referenca të artë.

Për këta klientë ti je ekspert, partner dhe udhëheqës.
Dhe me këta klientë, ti ndërton një biznes të qëndrueshëm, elitar dhe të suksesshëm.

Mos u përpiq t’i shërbesh të gjithëve

Jo çdo klient meriton të jetë pjesë e kohës tënde. Jo çdo pagesë është një mundësi. Disa janë thjesht shpërqendrim.

Ti nuk je në biznes për t’u lodhur, por për të krijuar vlerë.Nëse nuk largon vetë klientët e gabuar – ata do të të mbajnë peng nga rritja që meriton.

💡 Nëse ky mesazh të foli,
dhe të ndihmoi të shohësh më qartë çfarë klientësh duhet të mbash afër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Picture of Richard Cole
Richard Cole

Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipiscing elit dolor

Latest Post