Aseti Më i Madh i Biznesit Tënd Nuk Është Ajo që Mendon
1.Mendon se klientët janë aseti më i madh? Mendoje sërish.
Shumë pronarë biznesi, kur pyeten: “Cili është aseti më i madh i biznesit tënd?” …përgjigjen menjëherë: klientët, emri i mirë, lokacioni, stafi.
Tingëllojnë si përgjigje të drejta. Por nuk janë. Jo sipas një Mindset-i strategjik. Jo sipas një mendësie që ndërton biznes të qëndrueshëm, të rritshëm dhe të shkallëzueshëm.
Aseti më i madh i biznesit tënd janë sistemet.
Po, e lexove drejt. Sistemet janë gjëja më e vlefshme që zotëron kompania jote. Janë ato që bëjnë të mundur që çdo gjë të ndodhë – pa kaos, pa varësi nga individë, pa frikën “po iku ky, u shua biznesi.”
2.Biznesi yt nuk duhet të varet nga individët, por nga sistemi
Ka shumë kompani që “mbijetojnë” vetëm sepse kanë një shitës të mirë, një menaxher të besuar, apo një teknik që di çdo detaj.
Por çfarë ndodh nëse ai person largohet?
- Ai individ mund të të bëjë presion psikologjik ose financiar
- Biznesi të rrënohet nëse ai largohet
- Ti humbet kontrollin mbi klientët, të ardhurat dhe rritjen
3.Sistemi është ai që krijon pavarësi dhe shkallëzim
Një biznes i shëndetshëm funksionon pavarësisht kush është brenda tij. Njerëzit ndryshojnë. Ndërrojnë role. Largohen. Dhe kjo është në rregull.
Ajo që nuk guxon të mungojë, është:
- Sistemi i shitjes
- Sistemi i trajnimit të stafit
- Sistemi i dorëzimit të shërbimeve/produkteve
- Sistemi i komunikimit me klientët
Njohuria personale duhet të kthehet në aset të kompanisë
Nëse ti vetë di diçka me vlerë, ndaje me ekipin. Ktheje në manual. Bëje pjesë të trajnimit. Nëse një punonjës di diçka unike, kërko që ajo njohuri të dokumentohet.
Sepse në fund të ditës, ajo është pronë e kompanisë. Jo e individit.
4.A je duke ndërtuar një sistem, apo një burg me varësi?
Ndalo për një moment dhe pyet veten:
- A funksionon biznesi im nëse nuk jam aty për 1 muaj?
- A di dikush tjetër të mbyllë shitje si unë?
- A funksionon shërbimi pa personin kryesor teknik?
Nëse përgjigjet janë “jo”, atëherë urgjentisht ke nevojë të ndërtosh sistemet.
Kompania jote duhet të ketë fuqi më të madhe se çdo individ brenda saj
Fuqia nuk duhet të jetë te individi. Duhet të jetë te sistemi.
Sistemi e bën një kompani të qëndrueshme. Sistemi e mbron biznesin tënd nga surprizat. Sistemi e bën që të rritesh pa pasur frikë nga rrëzimi.
Si funksionon kjo tek biznesi yt?
A e ke ndërtuar biznesin tënd mbi sistemin?
Apo ndihesh sikur çdo gjë varet nga një ose dy njerëz kyç?
Dhe nëse dëshiron të mësosh si të ndërtosh sistemin që shndërron biznesin tënd nga i varur nga njerëzit në një makineri që shet vetë…
👉 Kliko këtu për të parë trajnimin që mund të ndryshojë përfundimisht strukturën e biznesit tënd.