A të ka ndodhur të humbasësh një klient për shkak të detajeve të vogla? Një nga gabimet më të zakonshme që bëjnë edhe shitësit më të mirë është mosperputhja e veshjes me klientin gjatë takimeve të rëndësishme të biznesit.
Dikur pata një takim biznesi për një produkt që kushtonte 10,000 euro, por e humba klientin. Edhe pse oferta ishte e mirë, gabimi ishte veshja ime. Unë shkova me kostum, ndërsa klienti ishte me tuta. Kjo krijoi një ndjesi moskomoditeti dhe mungesë lidhjeje midis nesh. Ai mendoi se : Më erdhi kontrolli i shtetit.”
Nuk ndiheshim në të njëjtin “nivel”. Dhe kjo, për shkak të veshjes.
Pse Ndikon Veshja në Shitje?
Veshja ndikon sepse është pjesë e subkoshiencës së klientit, pra e pavetëdijshme. Shumica e vendimeve tona (78-98%) merren në mënyrë të pavetëdijshme dhe në takimet e shitjeve, nëse veshja jote nuk përputhet me stilin dhe nivelin e klientit, ti krijon një mosbalancë emocionale që i bën ata të ndihen jo rehat.
Ligji i Artë i Shitjeve: Njerëzit blejnë nga të ngjashmit e tyre
Një nga parimet më të rëndësishme të shitjeve është që njerëzit blejnë nga ata që i ngjasojnë atyre. Nëse klienti është sportiv, ti duhet të jesh sportiv. Nëse klienti është formal me kostum, ti duhet të jesh formal. Kjo ndihmon në krijimin e një lidhjeje të fortë dhe besueshmëri.
Një shembull që e tregon më shumë rëndësinë e veshjes : Mendo për zogjtë që fluturojnë në tufë – pendët e tyre janë njëlloj ngjyrë ,po të jetë një me ngjyrë ndryshe, të gjithë do ta shikojnë çuditshëm. Po ashtu edhe ne në biznes, na pëlqen të bashkëpunojmë me ata që na ngjasojnë. Kështu funksionon nënvetëdija jonë. Ne krijojmë lidhje dhe kemi dëshirë të bashkëpunojmë me ata që mendojnë, sillen dhe duken si ne.
Por si ta zbulojmë se si do vishet klientit?
Në epokën digjitale, e ke shumë të thjeshtë: futu në Instagram, LinkedIn, apo rrjete të tjera sociale dhe vëzhgo si vishet klienti yt i mundshëm. Kjo të ndihmon të përshtasësh veshjen për t’u dukur i afërt dhe i përshtatshëm gjatë takimit.
Mos E Mbivlerëso Apo Nenvlerëso Veshjen
Veshja është pjesë e imazhit tënd profesional dhe ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si të percepton klienti. Nuk duhet të jesh super formal kur klienti është sportiv, por as shumë sportiv kur klienti është formal. Në shitjet me vlerë të lartë (high ticket), marrëdhëniet dhe raporti me klientin janë çelësi i suksesit. Veshja është një nga mënyrat kryesore për të krijuar këtë raport. Kujdesi ndaj detajeve të tilla mund të bëjë ndryshimin midis një marrëveshjeje të humbur dhe marrëveshjeje të suksesshëm.
Mos e nënvlerëso fuqinë e veshjes! Përputhu stilin tënd me atë të klientit dhe do të ndihmosh që shitja të mbyllet më lehtë.
Veshja nuk është thjesht modë. Është strategji.
Në MaxBiz ne e studiojmë me detaje këtë temë dhe bëjmë ushtrime konkrete: si ta kuptosh stilin e klientit tënd, si të përgatitesh për takimin dhe si të vishesh në mënyrë që të krijosh raport e jo distancë.
📅 Rezervo një seancë këshillimi në MaxBiz dhe mëso si të përputhesh me stilin e klientit tënd në mënyrë strategjike.